Kimia

Zhvillimi kimiko-analitik i substancave të reja aktive.

Departamenti i Kimisë përfshihet në projekte për të zhvilluar substanca aktive të reja. Këtu përfshihet sinteza e substancave dhe metaboliteve referencë, si dhe karakterizimi i tyre fiziko-kimik dhe përcaktimi i të dhënave lidhur me sigurinë e tyre.

Spektri i gjerë i përgjegjësive merret përsipër nga specialistë të grupeve të sintezës, karakterizimit të substancave dhe të biofarmacisë.

Grupi i sintezës është përgjegjës për sigurimin e mostrave të substancës për provimin paraklinik dhe për zhvillimin analitik të metodave të kimisë organike dhe teknologjive moderne të purifikimit.

Grupi i karakterizimit të substancave përfshihet në përshkrimin shkencor të substancave të reja aktive duke u përqendruar në identitetin, pastërtinë, përbërjen dhe karakteristikat fiziko-kimike, duke përdorur teknologjitë më moderne analitike.

Grupi i biofarmacisë është përgjegjës për provimin analitik të materialeve biologjike si pjesë e shqyrtimeve toksikologjike të substancave të reja aktive.


KËRKIMI