Zhvillimi Farmaceutik

Kombinimi i substancave aktive me ato inaktive për formimin e një medikamenti.

Termi ''Galenik'' e ka origjinën nga mjeku greko-romak Claudius Galenus. Mjeku Marcus Aurelius përdori për herë të parë dozat sistematike, efikase të barnave, duke krijuar kështu bazat e mjekësisë moderne.

Në Departamentin e Zhvillimit Farmaceutik të BERLIN-CHEMIE, stafi përfshihet në të gjitha kërkesat që lindin në lidhje me përpunimin e mëtejshëm të substancave aktive për barnat e gatshme për përdorim. Më specifikisht, zhvillohen formula për:

  • Barnat e ngurtë, si tabletat dhe liofilizatet
  • Barnat gjysmë të ngurtë, si pomadat dhe kremrat.
  • Preparatet e lëngëta, si tretësirat dhe tretësirat për injeksion.

Barnat e reja të zhvilluara, provohen më tej për qëndrueshmërinë e tyre. Zhvillimi Farmaceutik prodhon të gjithë mostrat e nevojshme klinike për studimet klinike që pasojnë për të provuar efikasitetin dhe sigurinë e tyre.

Stafi i Zhvillimit Farmaceutike, po punon aktualisht për më shumë se 50 projekte të ndryshme kërkimi dhe zhvillimi të MENARINI Group.

Laboratorët modernë dhe teknologjia e dhomës së pastër, janë në dispozicion të këtij stafi të motivuar; pajisjet e reja të prodhimit dhe paketimit mundësojnë një prodhim të sofistikuar të mostrave klinike.


KËRKIMI