Sigurimi i cilësisë

Sistemi i sigurimit të cilësisë siguron një cilësi produkti pa të meta.

BERLIN-CHEMIE ka një sistem sigurimi cilësie të planifikuar me rigorozitet dhe të zbatuar saktësisht.

Si prodhues barnash, jemi shumë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë tona ndaj klientëve tanë, pacientëve, mjekëve, farmacistëve dhe shpërndarësve. Me përfshirjen dhe dedikimin e të gjithë stafit të BERLIN-CHEMIE, prioriteti ynë kryesor lidhur me cilësinë është të arrijmë kënaqësinë më të lartë të mundshme të klientëve.

Ne e garantojmë këtë duke prodhuar barna me:

  • Efikasitet të lartë
  • Siguri të lartë
  • Cilësi të lartë

Barnat e kompanisë sonë prodhohen dhe kontrollohen sipas rregullave ndërkombëtare të Praktikave të Mira të Prodhimit (GMP). Të gjitha detajet e prodhimit, si dhe të përpunimit të brendshëm dhe të kontrollit të cilësisë, dokumentohen.

Produktet e reja zhvillohen duke vepruar në përputhje me udhëzimet e Praktikave të Mira të Prodhimit (GMP), Praktikave të Mira Klinike (GCP) dhe të Praktikave të Mira Laboratorike (GLP) që aplikohen për kërkimet.


KËRKIMI