Cilësia e barit është e para
BERLIN-CHEMIE zhvillon, prodhon dhe tregton produkte farmaceutike
Zyra përfaqësuese e Berlin-Chemie AG në Shqipëri vepron në emër të BERLIN-CHEMIE, një degë e MENARINI Group. Grupi MENARINI ka zënë një vend kryesor në tregun farmaceutik italian prej shumë vitesh. Formuar në 1886 dhe me zyra qendrore në Firence, kompania MENARINI u zhvillua ndër breza për t’u bërë një kompani farmaceutike globale, e menaxhuar nga pronari.
MENARINI ndjek dy objektiva strategjike: kërkimi dhe internacionalizimi. Të dyja përpjekjet bëjnë të mundur që produktet e reja të përdoren me sukses, duke kënaqur pacientët në të gjithë botën. MENARINI Group gëzon një reputacion të shkëlqyer në mbarë botën si një partner efikas dhe i besueshëm. Kjo vlen si për zhvillimin e barnave të reja, ashtu dhe për komunikimin e të rejave shkencore.
BERLIN-CHEMIE përfiton gjithashtu nga kjo mënyrë të menduari, e bazuar në partneritet. Strategjinë e grupit e kemi vazhdimisht në rend të ditës.