Kodi i Sjelljes së Grupit MENARINI

Integriteti dhe etika janë në themel të veprimeve tona.

Kodi i Sjelljes së Grupit MENARINI shpreh vlerat që frymëzojnë grupin tonë në punën e tij. Në asnjë mënyrë nuk mundet që qëllimi i veprimit në interes të MENARINI-t, apo një filiali të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të justifikojë një sjellje e cila bie ndesh me parimet e përfshira në këtë Kod të Sjelljes.

Ne jemi të bindur se vendosja e vazhdueshme e integritetit dhe etikës në themel të veprimeve tona është burimi i fuqisë sonë dhe çelësi për një sukses gjithnjë në rritje.

Ky kod nuk është vetëm një grup fjalësh në një fletë letre, por një udhëzues i drejtpërdrejtë konkret për të frymëzuar sjelljen e drejtorëve, menaxherëve dhe punonjësve në Itali dhe jashtë vendit, si edhe një angazhim kolektiv bazuar në veprime të ndërgjegjshme në lidhje me palët e interesuara.

Kodi i Sjelljes i Grupit MENARINI është i zbatueshëm për të gjitha kompanitë e grupit, kudo që ato ndodhen në botë.

Shkarkoni

MENARINI GLOBAL CODE OF CONDUCT

Tema të tjera