BERLIN-CHEMIE në Shqipëri

BERLIN-CHEMIE zhvillon, prodhon dhe shpërndan produkte farmaceutike

BERLIN-CHEMIE është një degë gjermane e MENARINI Grup, e cila për shume vite ka një rol kryesor në tregun farmaceutik italian. Themeluar në vitin 1886 dhe me seli në Firence, ajo është zhvilluar me kalimin e gjeneratave në të gjithë botën.

MENARINI ka dy objektiva strategjike: studimet shkencore (nxjerrjen e molekulave të reja në treg) dhe internacionalizimin. Këto dy përpjekje bëjnë të mundur që produktet e reja të përdoren në mënyrë të suksesshme dhe të kënaqshme nga pacientët në të gjithë botën.

MENARINI Grup gëzon një reputacion të shkëlqyer në mbarë botën si një partner i besueshëm dhe efikas. Kjo vlen si për zhvillimin e barnave të reja ashtu edhe për komunikimin e zbulimeve shkencore. Gjithashtu edhe BERLIN-CHEMIE përfiton nga kjo mënyrë të menduari që bazohet në partneritet. BERLIN-CHEMIE/MENARINI në Shqipëri ka filluar aktivitetin në vitin 2000 me fokusim në produktet kardiologjike, endokrinologjike, gastrointestinale dhe OTC.

Zyra e Përfaqësisë në Tiranë është hapur në vitin 2004 me staf mjaft të kualifikuar dhe marrëdhënie të shkëlqyera me mjekët. Vit pas viti ne kemi ofruar mbështetjen tonë në zhvillimin profesional të mjekëve dhe futjen në treg të produkteve të gjeneratave të reja me cilësi bashkëkohore. Në fushën e kardiologjisë ne ofrojmë molekulat më të reja të çdo klase antihipertensive. Në endokrinologji ofrojmë produktet bazë për trajtimin e diabetit mellitus. Në fushën e OTC produktet janë bashkëkohore dhe me cilësi të lartë.

Tema të tjera