Qëllimi ynë

Së bashku - për jetën

Që kur BERLIN-CHEMIE u bë pjesë e Grupit Menarini me sukses në nivel global, kompania ka parë një rritje të qëndrueshme dhe zgjerim të suksesshëm. Me hedhjen në treg të produkteve që janë të përshtatura për të përmbushur kërkesat mjekësore si të pacientëve ashtu edhe të mjekëve, BERLIN-CHEMIE është në gjendje t’u ofrojë përdoruesve të saj një gamë të gjerë të produkteve, ndër të tjera në fushën e kardiologjisë, sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit, cermës dhe më pas të onkologjisë.

Tek BERLIN-CHEMIE ne jemi krenarë për partneritetet tona bashkëpunuese me klientët tanë, pasi kjo na lejon të ecim në të njëjtin hap me progresin e vazhdueshëm në barna të certifikuara dhe për të identifikuar mundësitë me të cilat produktet tona mund të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme jetën e pacientëve.

Qëllimi ynë është të hedhim me shpejtësi në treg produkte të reja mjekësore përmes partneriteteve dhe marrëveshjeve tona të licencës me kompani të tjera në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, pasi kjo i lejon klientët tanë të kenë qasje në një gamë më të gjerë e më të avancuar të opsioneve terapeutike në dispozicion.

Çelësi i këtij suksesi qëndron në aftësitë e njerëzve të cilët punojnë për BERLIN-CHEMIE. Punonjësit tanë janë të përqendruar dhe me shumë vite përvojë në fushën e marketingut mjekësor.

Nën kujdesin e Grupit MENARINI, qëllimet strategjike të korporatës BERLIN-CHEMIE qëndrojnë në fushat e hulumtimit dhe zhvillimit si edhe të ndërkombëtarizimit. Të dyja strategjitë synojnë në qasjen e pacientëve në të gjithë botën në produkte të reja që lehtësojnë vuajtjet e tyre. BERLIN-CHEMIE vazhdimisht zbaton këto qëllime të korporatës në Gjermani, Evropën Lindore dhe në rajonin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura për të përmirësuar cilësinë e jetës të pacientëve.

Tema të tjera