I nderuar përdorues, faleminderit për interesimin lidhur me kanalet e rrjeteve sociale dhe komunitetin online të Berlin-Chemie/Menarini (në vijim referuar si “Kompania”).
Ka disa gjëra që duhet të dini në rast se dëshironi të komentoni ose të postoni materiale në këto kanale. Misioni i Kompanisë është të përmirësojë jetët e njerëzve duke u ofruar pacientëve produkte të cilësisë së lartë. Për të arritur këtë qëllim, Kompania ka detyrimin social dhe moral të mbështesë dhe të nxisë sjellje korrekte nga pikëpamja etike, në përputhje me vlerat e integritetit, korrektësisë dhe transparencës, të cilat e kanë diferencuar gjithmonë. Kompania i ka miratuar këto parime dhe kundërshton çdo veprim dhe qasje që mund të nxisë apo të tolerojë sjellje që nuk janë në përputhje me to. Kompania operon në sektorë të rregulluar nga dispozita specifike. Për rrjedhojë, çdo diskutim duhet të jetë në përputhje me kushtet e përdorimit të përcaktuara më poshtë. Të dhënat tuaja përpunohen në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Për më shumë informacion, klikoni këtu.
Çdo përdorues që poston një mesazh ose i përgjigjet një prej postimeve të publikuara në një nga kanalet e rrjeteve sociale dhe komunitetin online të Kompanisë (“Kanalet”) pranon të respektojë këto kushte përdorimi, të cilat zbatohen krahas kushteve të përgjithshme ose njoftimeve ligjore të tjera që u jepen përdoruesve nga Kompania ose nga kompanitë që zotërojnë platformat sociale dhe komunitetet online të përdorura.
Kur është e mundur, informacioni mjekësor dhe shkencor që vihet në dispozicion është vetëm për qëllime informuese dhe nuk mund të konsiderohet si këshillë profesionale që zëvendëson ndërhyrjen mjekësore apo që jep udhëzime për trajtim të personalizuar.
Përdoruesi pranon se, kur postimi lejohet, të dhënat, tekstet, grafikët, fotografitë, përzgjedhja dhe renditja e tyre, si dhe materialet e tjera që përdoruesi vendos të postojë duke përdorur funksionet dhe mjetet e TI-së të kanalit të zgjedhur (“Përmbajtjet”) janë përgjegjësi e vetme e personit që i ka krijuar ato.
Citatet, pëlqimet dhe komentet lejohen, ndërsa diskutimet që kanë të bëjnë me produktet e Kompanisë apo të ndonjë kompanie tjetër farmaceutike, ose me opsionet e trajtimit, nuk lejohen.
Menaxhimi dhe moderimi u janë besuar personave të ngarkuar me këtë detyrë, të cilët kryejnë kontrolle periodike të mesazheve të postuara çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 9:00 deri në orën 18:00. Në çdo rast, përdoruesi pranon se Kompania që menaxhon Kanalin përkatës mund të mos ushtrojë asnjë kontroll paraprak mbi Përmbajtjet dhe nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me Përmbajtjet e ngarkuara, të postuara ose të vëna në dispozicion nga përdoruesit.
Kur parashikohet, përdoruesi pranon gjithashtu se Kanali mund të lejojë shpërndarjen e Përmbajtjeve të publikuara në rrjete të tjera sociale; Kompania që menaxhon Kanalin përkatës nuk ka kontroll mbi përpunimin e mëtejshëm të Përmbajtjeve dhe refuzon çdo përgjegjësi në lidhje me këtë.
Kompania bën përpjekjet maksimale për t’iu përgjigjur komenteve dhe pyetjeve të përdoruesve. Megjithatë, nuk është e mundur të trajtohen tema të caktuara, si çështjet që lidhen drejtpërdrejt me fushën ligjore, informacionin konfidencial apo informacionin për çrregullimet mjekësore. Nëse nuk është e mundur t’i kthehet përgjigje një komenti, mund të dërgohet një mesazh privat me arsyetimin përkatës, kur kjo lejohet dhe mundësohet nga funksionaliteti i Kanalit të zgjedhur.
Në çdo rast, është absolutisht e ndaluar për përdoruesit të dërgojnë mesazhe që përfshijnë:
Gjithashtu, përdoruesi pranon se:
Kompania rezervon të drejtën për të ndërhyrë duke hequr sa më shpejt të jetë e mundur çdo postim që, sipas gjykimit të saj, mund të konsiderohet se nuk është në përputhje me këto kushte përdorimi.
Përdoruesi pranon të drejtën/detyrimin e Kompanisë për të zbatuar çdo masë me anë të së cilës autoritetet kompetente i kërkojnë Kompanisë që të zbulojë identitetin e kujtdo që mund ta ketë dërguar materialin në fjalë. Kompania nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për humbje apo dëmtime të shkaktuara, të lidhura apo që rezultojnë nga Përmbajtje të postuara nga ju apo nga përdorues të tjerë.
Për përdoruesit që shkelin në mënyrë të përsëritur këto kushte përdorimi ose rregullat e sjelljes së Kanalit të përdorur, Kompania rezervon të drejtën (kur lejohet teknikisht) të përdorë ndalimin ose bllokimin për të parandaluar ndërhyrje të mëtejshme dhe ta raportojë përdoruesin tek administratorët e platformës sociale.
Kompania mund të sigurojë lidhje ose referenca për faqe interneti si pjesë e përmbajtjes sociale. Megjithatë, ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për saktësinë apo përmbajtjen e këtyre faqeve dhe nuk është përgjegjëse për asnjë dëm që rezulton nga kjo përmbajtje.
Duke postuar në një nga Kanalet e menaxhuara nga Kompania, përdoruesit pranojnë dhe bien dakord se postimet e tyre dhe të gjitha idetë, teknikat apo përmbajtjet mund të përdoren lirisht nga Kompania në çdo mënyrë dhe në çdo media, duke përfshirë forume, faqe interneti dhe rrjete sociale të tjera të Kompanisë, si dhe në veprimtarinë e saj tregtare. Për rrjedhojë, përdoruesit inkurajohen të mos postojnë ide, materiale apo përmbajtje për të cilat dëshirojnë të ruajnë konfidencialitetin ose për të cilat presin ndonjë shpërblim.
Mos e përdorni këtë kanal për të raportuar efektet e padëshiruara ose efektet anësore të medikamenteve. Në rast të efekteve anësore ose reaksioneve të padëshiruara pas përdorimit të një produkti të Kompanisë, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj apo një profesionist tjetër të kujdesit shëndetësor. Reaksionet e padëshiruara mund t'i raportoni drejtpërdrejt te Kompania dhe tek autoritetet kompetente në lidhjen vijuese https://berlin-chemie.al/sq/kontakt.html.