- neni 14 i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (BE) 2016/679 (“GDPR”)
Ky njoftim privatësie përshkruan se si Berlin-Chemie/Menarini, (“Menarini”), Rruga e Kavajës, Nd.1,H.11, Ap. 1 1002 Tirana, Shqipëri, përpunon të dhënat tuaja personale kur përdorni profilin tuaj në rrjete sociale si Facebook, YouTube, Twitter, Instagram, ose LinkedIn dhe rrjete ose portale të ngjashme (në vijim “Rrjetet Sociale”) për të ndërvepruar me profilin/faqet e Menarini-t në këto Rrjete Sociale, ose kur shfletoni faqet e internetit të Menarini-t ndërkohë që jeni të identifikuar në këto Rrjete Sociale.
Ky dokument adreson vetëm operacionet e përpunimit të të dhënave personale të kryera nga Menarini: faktikisht, të dhënat tuaja mblidhen dhe përpunohen fillimisht nga Rrjeti Social në të cilin keni një profil (i cili vepron si “Kontrollues i të Dhënave” për të dhënat tuaja personale) dhe Menarini do të aksesojë dhe përpunojë një pjesë të vogël të të dhënave tuaja të mbajtura nga Rrjeti Social vetëm nëse ndërveproni me llogaritë sociale, faqet dhe/ose uebsajtet e Menarini-t. Menarini është një “Kontrollues i Pavarur i të Dhënave” në lidhje me të dhënat tuaja personale të marra nga Rrjeti Social përkatës: kjo do të thotë se Rrjetet Sociale dhe Menarini vendosin në mënyrë të pavarur qëllimet dhe metodat me të cilat përpunojnë të dhënat tuaja personale në të cilat kanë përkatësisht akses.
Operacionet e përpunimit të kryera nga Menarini përshkruhen më poshtë. Nëse jeni të interesuar të dini se si Rrjetet Sociale i përpunojnë të dhënat tuaja, ju ftojmë të lexoni Politikat e Privatësisë të disponueshme përmes profileve tuaja në Rrjetet Sociale.
Nëse ndërveproni me llogarinë/faqen/profilin e Menarini-t në Rrjetin Social (“Faqja”), Menarini mund të përpunojë të dhënat tuaja personale të mëposhtme, të nxjerra nga profili juaj:
emrin, mbiemrin, emrin e përdoruesit dhe informacione të tjera biografike dhe profesionale, moshën, gjininë, informacione të bëra publike ose të ndara nga ju vullnetarisht përmes Rrjetit Social me anë të postimeve ose funksionaliteteve të tjera; aktivitetet tuaja në rrjetin social në Faqen e Menarini-t dhe në Rrjetet Sociale, të tilla si “pëlqimet”, komentet, postimet, etiketimet dhe hashtag-et publike; përmbajtjen e mesazheve private drejtuar Menarini-t.
Gjithashtu, Rrjeti Social –nëse keni dhënë pëlqimin tuaj përmes profilit tuaj në Rrjetin Social dhe cilësimeve të shfletuesit- mund të vendosë në dispozicion të Menarini-t informacione shtesë në lidhje me aktivitetet dhe preferencat që keni shprehur gjatë lundrimit në internet. Këto informacione mund të mblidhen edhe me anë të instrumenteve të tilla si skedarët e personalizimit (cookies), sinjalizuesit e uebit (web beacons) dhe pikselët gjurmues (pixel tags): për më shumë informacion, ju ftojmë të kontrolloni cilësimet e shfletuesit, cilësimet e profilit tuaj në Rrjetin Social ose politikat e faqeve të internetit që vizitoni. Kini parasysh se kur këto instrumente përdoren në faqet e internetit të Menarini-t, detajet përkatëse jepen në politikat përkatëse të skedarëve të personalizimit dhe privatësisë. Kini parasysh se nëse jeni identifikuar në llogarinë tuaj në Rrjetin Social dhe lundroni në internet me të njëjtën pajisje, Menarini mund të jetë në gjendje të zbulojë një pjesë të informacionit të lidhur me profilin tuaj në Rrjetin Social, si për shembull grupmoshën, “pëlqimet” etj. dhe në disa raste edhe t’ju identifikojë.
Të dhënat tuaja do të përpunohen për qëllimet e mëposhtme:
Në rast se publikoni të dhëna që u përkasin palëve të treta, është përgjegjësia juaj që të përmbushni çdo kërkesë që ka të bëjë me marrjen e informacionit dhe të pëlqimit, në përputhje me ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për sa i përket pëlqimit tuaj për përpunimin e të dhënave rreth jush që Menarini merr nëpërmjet profilit tuaj në Rrjetin Social, sqarojmë se: (i) pëlqimet përkatëse jepen prej jush kur regjistroheni në Rrjetet Sociale dhe ju mund t’i personalizoni ato në çdo kohë (Menarini nuk i kontrollon në asnjë mënyrë këto operacione - ato menaxhohen tërësisht nga Rrjetet Sociale); (ii) të dhënat e përpunuara nga Menarini janë ato që vihen në dispozicion nga Rrjeti Social: kjo do të thotë se Menarini nuk është përgjegjës për asnjë zbulim të paautorizuar informacioni nga Rrjeti Social ose për marrjen e reklamave/mesazheve të padëshiruara, në kundërshtim me opsionet që keni përzgjedhur.
Të dhënat tuaja do të përpunohen kryesisht në mënyrë elektronike dhe do të regjistrohen në sistemet e TI-së, në përputhje me ligjet e zbatueshme për privatësinë e të dhënave, duke përfshirë aspektet e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe drejtësisë. Të dhënat do të ruhen për aq kohë sa është absolutisht e nevojshme për arritjen e qëllimeve specifike për të cilat ato janë mbledhur. Në çdo rast, kriteri i përdorur për të përcaktuar kohëzgjatjen e ruajtjes bazohet në respektimin e afateve të lejuara nga ligji dhe parimet e minimizimit të të dhënave, kufizimit të ruajtjes ose menaxhimit racional të arkivave tona.
Stafi i Menarini-t që bën pjesë në kategoritë e mëposhtme është i autorizuar të përpunojë të dhënat e përdoruesit: stafi teknik dhe administrativ, stafi i TI-së, menaxherët e produkteve, stafi i auditimit të brendshëm dhe pajtueshmërisë, si dhe anëtarë të tjerë të stafit të cilëve u duhet të kryejnë përpunimin e të dhënave për realizimin e detyrave të tyre të punës.
Të dhënat mund të komunikohen edhe në vende të tjera dhe/ose jashtë BE-së (“Vende të Treta”) për kompani të tjera të Menarini Group (të cilat ndodhen gjithashtu jashtë shtetit), për qëllime administrative dhe kontabiliteti.
Gjithashtu, të dhënat mund të komunikohen në Vende të Treta edhe për Organin Mbikëqyrës të Menarini-t, kompani palë të treta, si ofruesit dhe nënofruesit e shërbimeve të TI-së dhe shërbimeve kompjuterike në renë kompjuterike, ofruesit e shërbimeve të rrjetëzimit që menaxhojnë Faqet e Menarini-t dhe kompanitë që kryejnë veprimtari konsulence (p.sh. tatimore, administrative etj.) në emër të Menarini-t, institucione, autoritete, organe publike për qëllime institucionale, bazuar në ligjin e zbatueshëm, si dhe palë të treta në rastet e auditimeve, bashkimeve dhe blerjeve (që ndodhen gjithashtu jashtë shtetit). Marrësit i përpunojnë të dhënat për qëllimet e përmendura më sipër dhe në përputhje me ligjet e zbatueshme.
****
Na kontaktoni në adresën e shënuar më lart në rast se: