Berlin-Chemie ka zhvilluar prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike për mbi 130 vite dhe ka qenë nje filial tërësisht i zotëruar nga Menarini Group, kompania Italiane lider në farmaceutike që nga 1992.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor

Eksploroni Berlin-Chemie Online Academy - një platformë që synon t'ju ndihmojë të përmirësoni rezultatet e pacientëve nëpërmjet edukimit mjekësor të targetuar dhe shumëdisiplinor, të udhëhequr nga një fakultet ekspertësh me famë botërore.

Fushat terapeutike

Diabetologjia

Ekzistojnë forma të ndryshme të diabetit (diabeti mellitus), ku më të zakonshmet janë diabeti i tipit 1 dhe tipit 2. Nivelet e ngritura të glukozës në gjak janë të zakonshme për të gjitha llojet e diabetit. Nivelet e glukozës në gjak mund të jenë të larta për shkak të mungesës së hormonit të insulinës dhe/ose reduktimit të efektit të hormonit. Insulina rregullon sasinë e glukozës në gjak që hyn në qeliza. Diabeti prek rreth 7,2 për qind të të rriturve në Gjermani, ku shumica (rreth 90 për qind) vuajnë nga diabeti i tipit 2. Rreth 537 milionë të rritur në mbarë botën kanë diabet, shumica e të cilëve kanë diabet të tipit 2, dhe ky numër pritet të rritet në 783 milionë deri në vitin 2045. Në rang global, përqindja e njerëzve që jetojnë me diabet të padiagnostikuar është rreth 45%, por kjo shifër varion nga 54% në Afrikë në 24% në Amerikën e Veriut dhe rajonet e Karaibeve.


Diabeti i tipit 2 është një gjendje e shkaktuar nga një reduktim i ndjeshmërisë ndaj insulinës (rezistenca ndaj insulinës) dhe një rënie në prodhimin e insulinës, për shkak të një kërkese të lartë të vazhdueshme për insulinë, e cila rrjedhimisht i lodh qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas. Ai shpesh zhvillohet ngadalë dhe më parë lidhej kryesisht me të moshuarit, por tani shfaqet gjithnjë e më shumë tek të rinjtë dhe adoleshentët. Faktorët e riskut janë predispozicioni gjenetik, mbipesha, mungesa e ushtrimeve, një dietë e çekuilibruar dhe duhanpirja. Diabeti i tipit 2 shoqërohet me risk të shtuar si për ndërlikime mikrovaskulare (të enëve të vogla të gjakut) (d.m.th. retinopati, neuropati dhe nefropati), ashtu dhe për ndërlikime makrovaskulare (të enëve të mëdha të gjakut) (d.m.th. sëmundje ishemike të zemrës, sëmundje cerebrovaskulare dhe sëmundje vaskulare periferike).

Te njerëzit me diabet të tipit 1 mungesa absolute e insulinës trajtohet kryesisht me insulinë, ndërsa trajtimi i diabetit të tipit 2 fokusohet fillimisht te ndryshimet e stilit të jetesës, si shtimi i aktivitetit fizik, ndryshimi i dietës dhe normalizimi i peshës për të përmirësuar rezistencën ndaj insulinës dhe për të zvogëluar kërkesën për insulinë. Nëse këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme, ekzistojnë terapi medikamentoze, shpesh të administruara në formën e tabletave. Nëse kontrolli i glukozës në gjak është ende i pamjaftueshëm, mund të nevojitet administrimi i insulinës edhe te njerëzit me diabet të tipit 2.