Berlin-Chemie ka zhvilluar prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike për mbi 130 vite dhe ka qenë nje filial tërësisht i zotëruar nga Menarini Group, kompania Italiane lider në farmaceutike që nga 1992.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor

Eksploroni Berlin-Chemie Online Academy - një platformë që synon t'ju ndihmojë të përmirësoni rezultatet e pacientëve nëpërmjet edukimit mjekësor të targetuar dhe shumëdisiplinor, të udhëhequr nga një fakultet ekspertësh me famë botërore.

Fushat terapeutike

Dhimbja

Dhimbja është e zakonshme. Rreth 90% e njerëzve vuajnë rregullisht nga dhimbja dhe dhimbja është arsyeja më e shpeshtë pse njerëzit kërkojnë ndihmë mjekësore.  

Shpesh, dhimbja nuk trajtohet siç duhet. Fatkeqësisht, menaxhimi jo i duhur i dhimbjes ka pasoja të padëshiruara dhe mund të shkaktojë ndërlikime mjekësore serioze (p.sh., pneumoni, mpiksje të venave të thella), rikuperim të ngadaltë nga lëndime ose procedura dhe mund të zhvillohet në dhimbje kronike. Dhimbjet kronike mund të vështirësojnë kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe të ulin cilësinë e jetës, duke shkaktuar vuajtje të konsiderueshme. Njerëzit me dhimbje të menaxhuar keq mund të përjetojnë edhe ankth, frikë, zemërim ose depresion.

Dhimbja e patrajtuar ka pasoja të rëndësishme fizike, psikologjike dhe financiare, dhe kjo është ajo që na shtyn neve në BERLIN-CHMIE AG të ofrojmë medikamente për njerëzit që vuajnë nga dhimbje akute.