Berlin-Chemie ka zhvilluar prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike për mbi 130 vite dhe ka qenë nje filial tërësisht i zotëruar nga Menarini Group, kompania Italiane lider në farmaceutike që nga 1992.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor

Eksploroni Berlin-Chemie Online Academy - një platformë që synon t'ju ndihmojë të përmirësoni rezultatet e pacientëve nëpërmjet edukimit mjekësor të targetuar dhe shumëdisiplinor, të udhëhequr nga një fakultet ekspertësh me famë botërore.

Fushat terapeutike

SPOK (COPD)

ÇFARË ËSHTË SPOK-U?

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është një sëmundje e mushkërive që karakterizohet nga qarkullim i kufizuar kronik i ajrit brenda dhe jashtë mushkërive, gjë që shqetëson frymëmarrjen normale dhe nuk është plotësisht e kthyeshme. Në vitin 2023, SPOK-u përbënte 50% të barrës totale nga problemet respiratore. 

Duhanpirja është faktori kryesor i riskut për SPOK, ku deri në 75% e të prekurve janë duhanpirës aktualë ose të mëparshëm. Edhe ekspozimi i zgjatur ndaj irrituesve kimikë dhe ndotjes mund të shkaktojë SPOK.

SPOK-u është një sëmundje progresive; zakonisht, simptomat e tij zhvillohen ngadalë, por përkeqësohen me kalimin e kohës. Simptomat kryesore përfshijnë vështirësi në frymëmarrje ose “nevojë për ajër”, kollë me prodhim sputumi, fishkëllimë dhe shtrëngesë në gjoks. Njerëzit me SPOK shpesh përjetojnë periudha të përkeqësimit akut, të njohura si acarime ose "kriza në mushkëri", duke e bërë jetike nevojën për parandalimin e këtyre episodeve.  Gjithashtu, pacientët me SPOK shpesh vuajnë nga simptoma të përditshme si lodhja dhe depresioni.

Për shkak të natyrës progresive të SPOK-ut, diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi efektiv janë thelbësore. Diagnoza bazohet te simptomat, ekzaminimet fizike dhe rezultatet e testeve diagnostike.

Duke marrë parasysh barrën sociale të SPOK-ut, qëllimi i trajtimit efektiv synon të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit. Kjo përfshin ruajtjen e funksionit të duhur të mushkërive, përmirësimin e simptomave, parandalimin e përsëritjes së acarimeve dhe reduktimin e riskut të vdekjes.