Astma është një sëmundje kronike (afatgjatë) e mushkërive, e shkaktuar nga inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes.
Ajo shkakton fishkëllima, vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngesë në gjoks.
Këto simptoma mund të provokohen nga infeksione të tilla si ftohja dhe gripi, alergjitë (ndaj poleneve, mykut të shtëpisë ose kafshëve), duhani, tymrat dhe ndotja.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të astmës dhe vitet e fundit janë identifikuar forma të reja të astmës. Dy forma kryesore të astmës janë:
Astma alergjike:
e shkaktuar nga një alergjen i jashtëm ose i brendshëm (polene, myku i shtëpisë ose zbokthi i kafshëve).
Astma jo alergjike:
e shkaktuar nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes si virozat ose nga aktiviteti fizik.
Edhe pse nuk ka një kurë për astmën, ka shumë mundësi trajtimi. Dy llojet kryesore të medikamenteve për astmën janë: anti-inflamatorët dhe bronkodilatatorët (barna që zgjerojnë (hapin) rrugët bronkiale). Këto medikamente zakonisht inhalohen në sasi të vogla, në mënyrë që të shkojnë direkt në mushkëri. Shumë pacientë me astmë duhet ta përdorin çdo ditë inhalatorin e tyre. Anti-inflamatorët ndihmojnë me reduktimin e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes.
Për njerëzit me astmë alergjike është thelbësore shmangia e alergjenit që shkakton simptomat.