Berlin-Chemie ka zhvilluar prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike për mbi 130 vite dhe ka qenë nje filial tërësisht i zotëruar nga Menarini Group, kompania Italiane lider në farmaceutike që nga 1992.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor

Eksploroni Berlin-Chemie Online Academy - një platformë që synon t'ju ndihmojë të përmirësoni rezultatet e pacientëve nëpërmjet edukimit mjekësor të targetuar dhe shumëdisiplinor, të udhëhequr nga një fakultet ekspertësh me famë botërore.

Fushat terapeutike

Tiroidja

Sëmundjet e tiroides
Gjendra tiroide prodhon hormone që janë të rëndësishme për metabolizmin dhe funksione të tjera të trupit, duke përfshirë rritjen.

Tiroidja mund të preket nga çrregullime të ndryshme, të cilat përgjithësisht ndahen në dy grupe:

 keqfunksionim hormonal - probleme me nivelet e hormoneve në gjak, që çojnë në gjendje si hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi.

ndryshime në madhësi dhe strukturë - tiroide e zmadhuar ose shfaqja e noduseve ose tumoreve. Këto ndryshime mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve nga tiroidja, por mund edhe ta lënë atë të paprekur.

Hipotiroidizmi është çrregullimi më i zakonshëm i gjendrës tiroide. Ai mund të zhvillohet gjatë jetës së një personi ose të jetë i pranishëm që në lindje. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë sasi shumë të pakta të hormonit të rëndësishëm të tiroides në trup, gjë që mund të shkaktojë një seri simptomash si lodhje, gjendje depresive, vështirësi në përqendrim, rritje të ndjeshmërisë ndaj të ftohtit, ngërçe muskulore apo edhe rënie flokësh.

Keqfunksionimi hormonal diagnostikohet duke testuar nivelet e hormoneve të tiroides në gjak. Hipotiroidizmi (mungesa e hormoneve të tiroides) mund të trajtohet me terapi zëvendësuese me tableta hormonale. 

Ndryshimet në formën dhe madhësinë e gjendrës tiroide mund të zbulohen nëpërmjet ekos së gjendrës tiroide.

Të kuptuarit dhe trajtimi i sëmundjeve të tiroides ndihmon në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.