Ethet përkufizohen si një rritje e temperaturës së trupit mbi vlerat normale (>37,9°C) dhe është një gjendje jashtëzakonisht e zakonshme për një gamë të gjerë sëmundjesh. Më shpesh, ethet akute shkaktohen prej infeksioneve virale vetëkufizuese (infeksione që tentojnë të largohen vetë, pa trajtim) dhe infeksioneve bakteriale të pandërlikuara, dhe kalojnë brenda një jave ose më pak. Ato janë një komponent i përgjigjes komplekse të trupit ndaj agjentëve infektivë dhe toksinave. Prindërit shqetësohen në mënyrë të pashmangshme për fëmijët e tyre kur ata janë të sëmurë, p.sh. për sëmundje të zakonshme të fëmijërisë si ethet. Fatkeqësisht, është provuar se rritja e ankthit të prindërve shkakton rritjen e ankthit te fëmijët e tyre. Prandaj, të kuptuarit dhe menaxhimi i dhimbjes dhe i temperaturës nga ana e prindërve, që janë dukuri të zakonshme në fëmijëri, ka një rëndësi të madhe, jo vetëm në aspektin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve, por edhe për reduktimin e barrës ekonomike të vizitave të panevojshme në departamentet e urgjencës pediatrike. Kjo është ajo që na shtyn neve në BERLIN-CHEMIE AG të ofrojmë informacion dhe medikamente për pacientët që vuajnë nga ethet.