Gastroenterologjia është pjesë e mjekësisë së brendshme, e cila përqendrohet në diagnostikimin, trajtimin me terapi dhe parandalimin e sëmundjeve të traktit gastrointestinal, të tilla si insuficienca pankreatike ekzokrine (IPE) ose sindroma e zorrës së irrituar (SZI), e cila, për shembull, është shpesh çrregullim dobësues dhe me prevalencë të lartë i ndërveprimit zorrë-tru. Në praktikën klinike, SZI-ja karakterizohet nga simptoma të dhimbjes së përsëritur të barkut dhe defekim i çrregullt. IPE-ja përcaktohet nga prania joadekuate e enzimave digjestive të pankreasit në lumenin e zorrëve, për të lejuar tretjen normale të yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. IPE-ja është një sindromë e përcaktuar klinikisht, e cila dyshohet në bazë të pranisë së steatorresë (jashtëqitjeve të yndyrshme), humbjes së peshës ose masës muskulore, mungesës së vitaminave të tretshme në yndyra ose vitaminave të tjera, apo karakteristikave të tjera klinike.
Shkaku më i shpeshtë i IPE-së është pankreatiti kronik (PK), me një vlerësim të IPE-së që haset në 30-50% të pacientëve me PK.
Menaxhimi i sëmundjeve të tilla, na nxit neve në BERLIN-CHEMIE AG që të ofrojmë medikamente për njerëzit me sëmundje gastroenterologjike, të tilla si SZI-ja dhe IPE-ja.